Ramush Tahiri jep datat kur do të shkojë Kosova në zgjedhje: Kjo do të ndodhë nëse PDK hyn në Qeveri

Ramush Tahiri, njohësi i çështjeve politike në Kosovë, ka thënë se nuk do të mund të zgjidhet presidenti i ri në këto rrethana politike.

Ai ka thënë se në çdo variant, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas tij, nëse PDK-ja hyn në koalicionin qeverisës, AAK-ja do të del nga Qeveria.

“Nëse arrihet marrëveshja që me u bashkëngjitë qeverisë PDK-ja, atëherë gjasat janë që AAK të del nga koalicioni. Prapë nuk mund të zgjidhet presidenti se AAK-ja dhe LVV-ja janë më shumë se 40 deputetë, që dmth se në sallë nuk mund të jetë 80 deputetë. Pra në çdo variant, ani pse po shtyhet procedura vendi, vendi do të shkojë në zgjedhje. Çdo variant, ose që jep dorëheqje qeveria dhe caktohen 45 ditë zgjedhjet, ose e shpërndanë vetë vetën Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje”, është shprehur Tahiri për Kp, përcjell Bota sot.

Analisti ka dhënë edhe kohën se kur mund të mbahen zgjedhjet e reja.

“Zgjedhjet mund të jetë në Kosovë, në shkurt, ose në fund të janarit. Por nuk mund të shtyhen më vonë, nuk ka arsye. Pasi për momentin po thuhet se arsye për zgjedhje është presidenti, por të njëjtin kohë kemi një qeveri që nuk i ka 61 vota, por i ka 59 dhe një qeveri që nuk po mund të miratojë ligjet dhe vendimet e rëndësishme”, është shprehur Ramush Tahiri.

Ai ka thënë se Qeveria Hoti nëse rri në pushtet, nuk mund të kryejë punët për të cilat ka marrë mandatin.

“Si qeveri e tillë nuk shihet ndonjë dobi për Kosovën nëse qeveria Hoti rrinë pushtet, nuk mund të kryejë punët për të cilat është zgjedhë dhe e ka mandatin”, është shprehur ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *