Ramiz Lladrovci tregon se çfarë është atdhetarizmi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një intervistë të dhënë për Radio Televizionin Shqiptar, nga fillimi i vitit 1999, para Konferencës së Rambujesë, intervistë në të cilën morën pjesë edhe Rifat, Lulëzim e Murat Jashari si dhe Jahir Shala.

Lladrovci në postim lidhur me intervistën, ka shkruar se “Atdhetarizmi është rrugë e gjatë, për atdhetarin kjo rrugë mbaron kur atij i mbaron jeta!”
Postimi i plotë i Lladrovcit:

Atdhetarizmi është rrugë e gjatë, për atdhetarin kjo rrugë mbaron kur atij i mbaron jeta!

Pas takimeve me krerët më të lartë të Shqipërisë, me Presidentin, Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Ministrin e jashtëm, kemi dhënë intervistë për TVSh-në, së bashku me Rifat, Lulëzim e Murat Jasharin, si dhe Jahir Shalën, në prag të Konferencës së Rambujesë.

Në këtë intervistë, mes tjerash kam theksuar:
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka menduar me kohë se qëllimi i luftës për çlirimin e atdheut është një rrugë e gjatë, dhe ajo është përgatitur mirë. Fillimisht, ne kishim një ushtri të vogël jo të përgatitur, tani kemi një ushtri të ristrukturuar, një ushtri me udhëheqje, të dalë nga betejat që kanë zhvilluar në Kosovë. Një ushtri që mund të themi se do t’i përballoj të gjitha sfidat dhe do të çoj drejt realizimit të fitores përfundimtare”…

Nga perspektiva e sotme, vlerësoj se sikur atëherë, edhe sot, ne kemi dëshmuar se atdhetarizmi nuk është ndjenjë apo aktivitet i përkohshëm e sezonal, por orientim jetësor, nga hapat e parë të formimit e deri në varr.Fati e deshti dikush të sakrifikohej e dikush të arrinte lirinë e të dëshmonte për luftën tonë çlirimtare. Misioni i secilit atdhetar për çlirim, ishte atdheu i lirë dhe shteti të ndërtohet krah shteteve e kombeve të lira

Misioni ynë i djeshëm, ishte shumë i vështirë, sepse, kishim përball një okupator që për gati një shekull u përpoq të na shkombëtarizonte, të na shpronësonte, të na largonte nga trojet tona, madje edhe duke kryer terror, masakra e gjenocid ndaj popullit tonë.

Falë atdhetarëve të paepur dhe vijimit të rrugës më të ndritur, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u bë faktori vendimtar për çlirim. Rruga jonë, gjeti mbështetje te faktori ndërkombëtar, për të arritur sot këtu.

Intervista është bërë pak para Konferencës së Rambujesë, dhe kishte qëllimin më fisnik që mund ta kishim si familjar të dëshmorëve, unitetin e brendshëm dhe mesazhi i unitetit nga Shqipëria në botë për domosdonë e lirisë së Kosovës.
Respekt i përjetshëm për të gjithë atdhetarët të cilët i mbeten besnik interesit të shtetit dhe kombit, pa devijuar nga rruga e përkushtimit atdhetar.

Historia ka dëshmuar se rruga e atdhetarizmit është rrugë e gjatë, ndërsa për atdhetarin kjo rrugë mbaron kur i mbaron atij jeta!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Framizlladrovci%2Fvideos%2F682556205793935%2F&show_text=0&width=560

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *