Edhe Edita Tahiri propozohet për presidente të vendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka propozuar ish-drejtuesen e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri për postin e presidentes së vendit.

Musliu thotë se ka pasuruar listën imagjinare për presidente të Kosovës me emrin e Tahirit.

Sipas saj, krerët politikë kur të merren vesh mes vete se kujt i takon Presidenti duhet të flasin edhe me deputetët pasi ata do e votojnë.

“Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listën imagjinare për PRESIDENT/E të Kosovës. Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasysh qe ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi ba listën ma interesante. Ani kur po thonë me u marrë vesh liderët mes veti kujt i takon Presidenti”.

“Folni kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votu për President”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *