U infektua me Covid-19, vdes avokati i njohur

Avokati Jusuf Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Avokati Jusuf Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.SPONSORED CONTENT

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 05.12.2020 në ora 16:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OAK.

Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë.

Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë.

Avokati Jusuf ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.04.2004 me seli të zyrës në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *