Kimete Berisha publikon foton me Kurtin: Unë gazetare, Albini lider i protestave studentore

Publicistja Kimete Berisha, ka publikuar një foto me liderin e VV-së, Albin Kurti, të realizuar shumë vite më parë, përcjell Bota sot.

Fotoja është realizuar në kohën e protestave studentore, kur Berisha ishte gazetare e gazetës “Bota sot”, ndërsa Kurti lider i protestave studentore.

Ajo ka thënë se e kanë dashur shumë lirinë dhe kur u njoftuan me të, ajo e mori fytyrën e lakmisë, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se nuk është nacionaliste si po e akuzon Berat Buzhala por është krenare, inatçore, kokëfortë dhe e pakompromis dhe nëse nuk është e lirë, më mirë mos të ekzistojë fare.

Postimi i saj i plotë:

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s’po flas se po shihet me sy t’lirë …të robëruar, të rebeluar, guximi im mund të quhet ‘papjekuri’, se çdo ditë udhëtoja nga veriu i Mitrovicës, e ky i guximshëm me vetëdije…

Në protestën studentore, e frymëzuar nga Teki Dërvishi.

Në vend se me vujt për dashni, ne vuanim për Liri.

Se qysh thotë ajo fjala e famshme:

‘Për Dashni e jap Jetën, por për Liri e jap edhe Dashninë’.

Unë gazetare e ‘Bota sot’, Albini lider i protestave studentore.

Pasha Rininë, e kemi dasht shumë Lirinë.

Kur u njoftuan me Lirinë, Ajo e mori fytyrën e Lakmisë.

Kjo ‘lloj’ Lirie kurrë nuk u bë më e bukur se Ne!

P.S. Nuk jam nacionaliste (qysh më ‘akuzon’ Berat Buzhala, i cili diçka kohëve të fundit ‘u ftof’ prej meje), por jam krenare, inatçore, kokëfortë dhe e pakompromis…

s’du,

për asnjë çmim nuk pranoj me ‘m’grah’ kurrkush.

Nëse s’jam e lirë, thjesht, s’du me ekzistu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *