Haradinaj: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e kandidimit për President të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse nuk zgjidhet president i Kosovës, vendi, sipas tij, do të shkojë në zgjedhje.“Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive.

Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje”, ka shtuar Haradinaj në OraNews/GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *