Edhe PDK i quan gënjeshtra gjetjet e Raportit të BE-së

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj një studimi mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) i cili thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Ai këtë e ka quajtur si të pa vërtetë

Bytyçi po ashtu është shprehur se i beson Amerikës “Për çështjen e trupave amerikane që i largojnë prej Kosovës për shkak se Kosova ka qenë në kundërshtim me politikat amerikane, na kanë thënë shumë më herët. Unë, së paku kam qenë në disa takime ku argumentet që i kanë përdorur kanë qenë pak më të rënda se sa vetëm largimi i trupave amerikane. Në mes të vërtetës nga amerikanët e disa idiotë që e bëjnë një raport me referenca të lartpërmendura, jashtë çdo konteksti e me shumë kontradikta, unë e kam prirje për t’i besuar Amerikës edhe gjërave që i kam dëgjuar me veshët e mi gjatë takimeve.”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Sipas tij qeveria Kurti është rrëzuar për shkak të shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të brendshëm./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *