Zëvendësministri Krasniqi tregon a do të kthehen 2 milionë eurot e vjedhura nga Thesari

Në debatin e KALLXO.com sonte po debatohet për aferën e 2 milionë eurove të vjedhura dhe për buxhetin e shkurtuar për vitin 2021.I ftuar në këtë debat zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka folur në lidhje me aferën e vjedhjes së 2 milionë eurove nga kjo Ministri, që ka ndodhur javë më parë.Krasniqi tha se në sistemin e financave ka raste që ka ndodhur gjëra të tilla.

Sipas tij, kjo që ka ndodhur në Kosovë është një rast i veçantë që i dihet autori dhe dihen përgjegjësit e tjerë.“Brenda Ministrisë së Financave unë mundem me ju siguru që nuk ka pasur asnjë lloj organizimi, as nip e as dajë, por rasti është i izoluar dhe në momentin që është konstatuar, në ato moment e kemi njoftu edhe policinë edhe hetuesinë që me u marrë me këtë rast”, tha Krasniqi. Krasniqi deklaroi se këto mjete të vjedhura direkt nga Thesari i Kosovës mund të rikthehen, por pas disa procedurave nga sistemi i drejtëissë. Ai deklaroi se këtë sistem të financave Kosova e ka përfituar nga USAI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *