Pas votimit të Projekligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, reagon Imer Mushkolaj ndaj deputetëve – ‘nuk iu bënë favor qytetarëve’

Pas shumë përpjekjeve, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës më në fund e kanë dhënë votat e tyre pro kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me 72 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin i cili për disa herë me radhë dështoi të votohet

Pas këtij, votimi në Kuvend, ka reaguar analisti politik Imer Mushkolaj.

Ai ka kritikuar deputetët për vonesën e këtij ligji.

Sipas tij, kjo nuk iu bënë favor qytetarëve.

“Duke votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike deputetët nuk iu bënë favor qytetarëve. Ata, thjeshtë, e kryen një punë që iu takon, e që e zvarritën tash sa muaj”, shkruan Mushkolaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *