Pamje/ Kush është Shefqet Kabashi, që tronditi Hagën me dëshminë e tij, mori urdhër nga komandant “Mala” për të eliminuar Berishën, por pastaj…

Ish-luftëtari i UÇK-së, në Dukagjin, Shefqet Kabashi, i cili i shte edhe i burgosur në burgun e Dubravës, kohë më parë ishte i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt.

Vitin e kaluar, Shefqet Kabashi, i ksihte akuzuar rëndë krerët e institucioneve të Kosovës, se ata nuk meritojnë të jenë prezent në Dubravë, në 20- vjetorin e mizorisë që forcat serbe kryen ndaj të burgosurve.

Kabashi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu drejtua disa ish-të mbijetuarve të mizorisë së Dubravës, si Hajredin Kuçit dhe Nait Hasanit, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

Ndërsa, drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili tentoi ta pengojë Kabashin madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.
“Ju na keni bërë më zi se serbët”, është dëgjuar teksa thoshte Kabashi.

Ndërsa, drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili tentoi ta pengojë Kabashin madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.
“Ju na keni bërë më zi se serbët”, është dëgjuar teksa thoshte Kabashi.

Në mizorinë e Dubravës, nga data 19 maj e deri 24 maj 1999, u eliminuan mbi 160 të burgosur ndërsa mizorisë i mbijetuan mbi 300 të tjerë.

Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.
Kabashi në Gjykatën e Hagës, teksa dëshmonte për rastin e Jabllanicës, iu drejtua Prokurorit se ju kanë përzi punët.

“Juve ju kanë përzi punët, dhe unë nuk mundem me ua drejtu”, ka thënë ai.

Kabashi, thoshte se hetuesi indian që ende beson në lopë e nuk beson në Zot i ka përzi këto gjëra, që ka kushtu edhe me jetë të njerëzve.

“Kujt me ju përgjigj, për çka me u përgjigj, ku është qëllimi për me u përgjigj. Mos ma sjell me rrotulla se unë unë jam fort i mençur, kom qëllu katunar dhe nuk di me i rrotullu senet unë. Habitna thomë naj sen çka s’duhet apo, përgjegjna gabim a naj sen”, ishte përgjigja e Kabashit ndaj Prokurorit.

Madje Kabashi, shpeshherë ishte treguar mjaftë i ashpër, duke mos i lejuar të bëjnë pyetje Prokurorët por edhe ky kishe bërë disa pyetje, madje kishte thënë se Gjykata po bën padrejtësi.

“Unë qysh kam kalu deri sot, nuk e di qysh jam ka muj me nejt ulur këtu. Nuk e di qysh jam ka muj me duru. Ti po më vet mu se çka ka ndodhë në Jabllanicë? Sa vetja janë eliminuar aty nuk e di, por kokan eliminuar 5, 6, 10 sa? Por pse nuk po më vet mua, për 200 veta që janë eliminuar në burgun e Dubravës brenda 3-4 dite, që ka ndodhur mizoria? Kush është ai që ka dhënë dëshmi para Tribunalit të Hagës për 200 vetë në Burgun e Dubravës? Kush është ai që ka dhënë dëshmi për 10 veta që janë eliminuar në bodrum, ku unë isha prezent, edhe janë pre me thikë pasi janë eliminuar? Këtu s’ka dëshmi. Mos më qit këtu me dëshmu se nuk kam çka me dëshmu. Me çka jeni ka merreni ju janë pallavra. Çdo njeri që ka bashkëpunu me juve në Kosovë e Bosnje e ka humbur besimin në ju, dy shtetet që janë dëmtuar më së shumti prej mizorive të luftës. Unë nuk po i mbrojë ata se çka kanë ba. Ai që e ka ba le ta man vet”, thoshte Kabashi në Gjykatën e Hagës.

Kohën e fundit, në një interviste për media, Kabashi tregon se ka marrë urdhër nga eprorët e tij që ta eliminojë gazetarin Rrok Berishën.

“E mora urdhrin ta vras Rrok Berishën, mixha më tha të shpëtojë”, ka thënë ish-luftëtari i UCK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *