Hoti: VV janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim ekstremist të skajshëm për sa i përket interesave politike.

“VV shkon në ektreme të ndjekjes së interesave politike. Janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime. Kemi pasur situata në Kuvend, në rrugë. Vazhdojnë me një ekstremizëm të skajshëm që nuk besoj se është në të mirë të shtetit të Kosovës”, tha ai për RTV ORA.

“Ka edhe parti të tjera si LDK, PDK, Nisma, etj. Nuk përbëjnë shumicën dhe nuk mund të vendosin vetë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ky është problemi i tyre, që i pranojnë rregullat e lojës, rregullat e sjelljes dhe të Kushtetutës, duke tentuar që nëpërmjet sjelleve ekstreme të ndiqet varianti i tyre”, deklaroi kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *