Hoti: Na duhet një president i ri

Shoqërimi në Gjykatën Speciale të Hagës të figurave kryesore të politikës kosovare dhe UÇK-së, ngjalli reagime të shumta, ku u kërkua drejtësi nga pala shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë për Ora News se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se ato nuk mund të hetojnë luftën e një populli për liri apo UÇK.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se të shoqëruarit në Hagë dhe institucionet kosovare kanë treguar maturi ndaj kësaj çështje.

“Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës të vendosura në Hagë në bazë të një marrëveshje me Holandën. Mënyra se si janë sjellë këta persona me akuzat, tregon një shkallë maturie shumë të lartë të shoqërisë në Kosovë. Akuzohet Presidenti që jep dorëheqjen, dy ish-kryetarë të Kuvendit të Kosovës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë temë. Kjo tregon maturitet për tu përballur me të gjitha sfidat që kemi para.”
“Kjo  gjykatë nuk gjykon luftën e UÇK-së, sepse nuk gjykohet lufta e një populli për liri dhe pavarësi. T’i japim shans drejtësisë kohë për të mbyllur këtë çështje. Ne me institucione po mundohemi që të tregojmë maturinë e nevojshme shtetërore dhe institucionale për t’u përballur me këtë sfidë. Besoj që këtë na e kanë bërë më të lehtë personat që kanë qenë të përfshirë, duke u sjellë mirë me institucionet e Kosovës dhe duke bërë vetë thirrje për kujdes e maturi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *