Fantastike, Kosova e Shqipëria lidhin marrëveshje për ngritjen e fondit për të mbështetur shqiptarët në Mal të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë një lajm tejet të mirë për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi.

Në një takim të mbajtur sot mes ministrit, Gent Cakaj dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla u arrit marrëveshja për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

URIME MË NË FUND

:

Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *