“Vjosa Osmani mund të jetë U.D së Presidentes dhe të formojë parti politike”

Situata politike dhe institucionale në të cilën gjendet Kosova, nuk anashkalon edhe mundësinë e përmendjes së zgjedhjeve.

Kësisoj si opsion është përmendur edhe formimi i një partie të re politike, nën udhëheqjen e U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ishte vetë Vjosa Osmani e cila përmendi një mundësi të formimit të partisë së saj, pas ndarjes që pati nga LDK-ja.

Por njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka deklaroi se ajo nuk ka të drejtë të formoj parti të re.

Madje ai tha se këtë nuk mund ta bëjë derisa ajo ushtron detyrën si ushtruese e detyrës së presidentes dhe sipas tij për ta krijuar partinë ajo duhet të jap dorëheqje nga posti i presidentes.

Por sipas Albert Krasniqit ky interpretim është i gabuar.

Ai tha se në vitin 2012, U.D. së Presidentit, Jakup Krasniqi i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se “ a i ndalohet mbajtja dhe ushtrimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së”,ku Gjykata kishte vendosur që nuk ka ndalim për U.D së Presidentit për ushtrimin e funksioneve në parti politike, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Interpretimi se Ushtruesja e Detyrës së Presidenti nuk ka të drejtë të formojë parti politike është i gabuar. Në vitin 2010, Jakup Krasniqi si U.D. i Presidentit i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se “a i ndalohet mbajtja dhe ushtrimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së”.

Gjykata kishte vendosur që nuk ka ndalim për ushtruesin e detyrës së Presidentit për ushtrimin e funksioneve në parti politike, dhe se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidenti dhe njëkohësisht ushtrimi edhe i postit të Sekretarit të PDK-së nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën (Aktgjykimi Nr. KO 97/10).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *