Shtëpia të cilën s’po guxon ta blejë askush

Një shtëpi që konsiderohet si “Porta e Ferrit”, pasi në të ka simbole satanike, ka dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banesa e vitit 1920 me 4 dhoma gjumi ndodhet në Salem të Oregonit dhe konsiderohet një “investim i zgjuar”, pavarësisht se është e mbushur me shkrime të tmerrshme paralajmëruese.
Fotot e shtëpisë të shpërndara në Tëitter janë mjaftueshëm për të trembur çdo blerës të mundshëm. Në një prej tyre shihet simboli i Djallit i pikturuar në murin e bodrumit. Ndërsa në dysheme mund të shihet një gropë ku shkruhet: “Hyr dhe takoje atë”.

Prona është postuar nga “Murray Broën Real Estate” me çmimin 170 000$. Postimi ka marrë mijëra komente, me njerëzit që janë tërhequr shumë mesa duket nga fakti se shtëpia mund të jetë e pushtuar nga shpirtrat.
“Nuk është keq për rimodelim, po r besoj se do të kushtojë shumë largimi i shpirtrave”, shkruan me shaka një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *