PDK-ja: Etem Arifi e ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës është përfshirë në debatin Qeveri-LVV për votën e deputetit Etem Arifi në seancën ku Avdullah Hoti u emërua kryeministër, raporton Gazeta Express.

Kjo cështje tashmë është dërguar për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, e dje është mbajtur një seancë publike për këtë rast.

Në këtë debat janë përfshirë edhe PDK-ja që thonë se deputeti Etem Arifi që momentalisht është në burg kishte votuar edhe për Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit.

“Deputeti Ethem Arifi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar 4 raunde bisedime që të marrin votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti! Nuk janë pajtuar për pozita! Për më shumë deputeti Arifi ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit! A po tingëllon dyftyrësi e Lëvizjes”, ka shkruar anëtari i këtij subjekti, Ilir Gashi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *