Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Unë e bëra nënkryetare, unë e largova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se si kryetar i partisë, ai e ka propozuar emërimin dhe largimin e Vjosa Osmanit në pozitën e nënkryetares së LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ai e propozoi Vjosa Osmanin për pozitën e nënkryetares së LDK-së.

“Kryesia e LDK-së nuk e ka propozuar znj. Osmani për nënkryetare, por e kam propozuar unë dhe unë iu kam thënë njerëzve që ju njoftojeni znj. Osmani se nëse ajo dëshiron me pa listën e atyre që kanë votuar, atëherë le të ma kërkoj mua sepse unë jam kryetari”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.

Mustafa po ashtu i është kundërpërgjigjur Osmanit në lidhje me pretenedimet e ish-kandidates për kryeministre për trajtimin që i ishte bërë brenda partisë. Mustafa ka deklaruar se ai e ka trajtuar mirë Osmanin.

“Sa i përket trajtimit të saj brenda partisë, mendoj se ajo nuk ka të drejtë lidhur me këtë gjë sepse në vitin 2017 unë e kam vënë z. Osmani të tretën në listë. E kam pozicionuar më poshtë në listë znj. Teuta Sahatçiu e cila atëherë ka qenë nënkryetare e partisë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *