Hamza për Pakon e rimëkëmbjes: Kush ka humbur vendin e punës në pandemi do të merr 900 euro

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se një amendament i propozuar nga kjo parti për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike parasheh të ndihmojë punëtorët që kanë humbur vendet e punës nga pandemia.

Hamza në “Debat Plus” thotë se punëtorët që kanë humbur vendet e punës në pandemi do të marrin nga 300 euro për tre muaj.

“Në total i bie që ata të marrin 900 euro për tre muajt e fundit të vitit 2020. Këto para do t’i marrin si pagesa të menjëhershme pasi tashmë tetori e nëntori kanë kaluar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se ligji parasheh edhe tërheqjen e 10% të parave të Trustit.

“Mirëpo do t’iu kthehen mjetet në llogari brenda pese viteve atyre që kanë më pak se 10 mijë euro”.

Hamza thotë se nuk do të ketë kufizime për sasinë e parave nga Trusti që do të tërheqin qytetarët.

“Më e mira është që këto para që tërhiqen nuk do të tatimohen”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.

https://www.facebook.com/watch/?v=395371221667263

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *