Driton Selmanaj në Kuvend, reagon Saranda Bogujevci: Ky njeri s’ka fytyrë e as dinjitet!

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të veçantë, e cila u dedikohet personave me aftësi të kufizuar. Por, prania e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj i ka penguar dikujt.

Është kjo deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ajo e cilan e quan Selmanajn, njeri pa fytyrë dhe pa dinjitet.

Kështu shkruan ajo në postimin e saj në FB:

Ky njeri nuk ka fytyrë, e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.

Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mosrespekti ndaj qytetarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *