Alienët erdhën? Pas Jutas dhe Rumanisë, një monolit misterioz shfaqet edhe në Kaliforni (Video)

Një monolit i ri i metaltë e misterioz është shfaqur në majë të një mali në Kaliforni, vetëm një javë pasi një strukturë e ngjashme mbërtheu imagjinatën e botës kur u zbulua në shkretëtirat e Jutas (Utah) – para se të hiqej e të zhdukej.

Gazeta lokale e një vendi të vogël të Atascadero-s, në bregun qendror të Kalifornisë, raportoi se një shtyllë e argjendtë ishte gjetur majë malit Pine ku dhjetëra njerëz ngjiten për ta vizituar.

Por, për dallim nga e ngjashmja e saj në Jutas – e cila ishte thellë e rrënjosur në gurët ku ishte gjetur – monoliti i Atascaderos u duk që ishte i lëkundshëm dhe mund të rrëzohej kollaj.

Monoliti i Jutas është zbuluar më 18 nëntor nga një ekuipazh helikopteri, shkruan The Guardian.

Krijuesi i saj mbeti mister dhe ka ngritur shumë spekulime, përfshirë edhe atë se mund të jetë vënë aty nga UFO-t. Mes vëmendjes së madhe ndërkombëtare që po shkaktojnë këto mistere, një strukturë e ngjashme raportohet të jetë gjetur edhe në malet e Rumanisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *