”Sikur që fituam në Podujevë me mbi 50 përqind, do të fitojmë në tërë vendin”

Liburn Aliu, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se ajo që ndodhi të dielën në Podujevë do të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Ai beson se sikur fitore sikur ajo e Shpejtimin Bulliqit në zgjedhjet për Kryetare të Komunës së Podujevës do të ketë edhe nëpër komunat tjera.

“50 përqindëshi është kusht që e garanton suksesin. Kjo çfarë ndodhi në Podujevë është sinjal i qartë se ja si ndodhë, ne fitojmë. Ku? Në Podujevë! Me 52 përqind. E njëjta ndodhë edhe në Kosovë”, është shprehur Aliu.

Sipas tij prishja e koalicionit me LDK-në në qendër ka bërë që ata si subjekt ta synojnë që mbi gjysmën e elektoratit në vend ta bëjnë për vete.

“…ne do të fitojmë me mbi 50 përqind. Nëse shohim lulëzimet e LDK-së bie se ata janë përgjysmuar dhe ne jemi dyfishuar në Podujevë. Kjo ndodhi në një moment që ata janë në pushtet në qendror. Ndodhi në bastionin e LDK-së, te njeriu që realizoi çarjen e madhe, është i kësaj zone[Agim Veliu]. Figura më e fuqishme e LDK-së e humbi betejën më LVV në shtëpinë e vet. Ky është sinjal i qartë. Ka ndodhur në vendin ku ata e kanë pasur mbështetjen kryesore. Është sinjal mjaftë i qartë. Nuk është befasi, sepse e dimë nga puna në terren”.

Aliu në Rubikon ka thënë se ajo që ka thënë Veliu se LDK duhet të reflektojë paraqet sinjal të mirë.

“Nëse do të ndodhë ajo në LDK që e thotë Veliu do të ishte e mirë për LDK-në. Po të reflektonin ne do të ishim në koalicion sot. Duam që të gjitha subjektet politike të reflektojnë. Ndryshimet çfarë ka ndodhur në Podujevë e që do të ndodhin në Kosovë që do t’i bëjnë partitë që të reflektojnë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *