Katër receta me arra: Arrat janë të njohura nga lashtësia për cilësitë shëruese – do ta ruajnë shëndetit tuaj!

Në popull arrat janë të njohura si pastrues gjaku, ilaç për sëmundje të mushkërive, kolitin e zorrëve, muskuj të fort dhe shikim të mirë

Në banja edhe si kompresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve, etj.

Djersitja e shputave

Në dy litra ujë i zhytni pesë lugë supe fletë të grira të arrave dhe lëvore bungu. Hidhni në ujë të vluar dhe zini rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të bëhet e vakët, atëherë me të lani këmbët. Pas larjes mos i fshini, por lini të thahen vetë, transmeton Telegrafi.

Për forcim të flokëve

Në makinën për bluarjen e arrave bluani dhjetë lugë supe bërthama arrash, pastaj qitni në një litër 96% alkool. Shishen mbylleni mirë dhe dy javë mbajeni në vend të ngrohtë. Me atë lëng bëni masazh kokës çdo mbrëmje dhe pastaj thani flokët.

Kundër dhembjeve

Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë supe fletë të grira të arrave.Tretjen lëreni një muaj në vend të ngrohët, duke e tundur çdo ditë disa herë, pastaj përdoreni për masazh në vendet e dhembshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *