Gani Geci: Thaçi më thirri në PDK, i thash më parë bëhem me Petroviqin se sa me ty

Ish-deputeti Gani Geci ka rrëfyer një moment interesant gjatë karrierës së tij politike. Ai ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte ftuar që t’i bashkëngjitej PDK’së.

Geci thotë se këtë ofertë Thaçi ia bëri përmes telefonit, madje i tha se mund ta zgjedhë cilindo numër që të dojë brenda listës së deputetëve të PDK’së.“Edhe pse PDK’ja më kanë thirrur, vet Hashim Thaçi më ka thënë a po vjen në PDK sepse s’po të lejon Isa Mustafa”, ka thënë Geci.
‘Cilin numër po e don’, më ka thënë Thaci”.Ndërsa Geci i është përgjigjur se më parë bëhet me serbin Petroviq se sa me të.“Unë i kam thënë më parë bëhem me Petroviqin se sa me ty”, shtoi Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *