Fakte që nuk i dini për TREPÇËN

Në jetën ekonomike dhe kulturore të Serbisë mesjetare, Trepça, si vendbanim i pasur dhe i madh xehtar, ka rol të rëndësishëm. Për të parën herë përmendet në vitin 1303 me emrin Trepice, Tripce, Tripza dhe Trepza.

Edhe pse nuk ka burime të shkruara mbi zhvillimin e xehtarisë në kohët e më përparëshme, disa gjurmë dëftojnë në fillimet e aktivitetit xehtar qysh në kohën e Ilirëve, kurse më me shprehje nëpërmjet kohës antike dhe mesjetës së hershme.

Sundimtarët sërbë, duke pasur të drejtë të pamohueshme në xeherore dhe prerjen e metaleve në të cilat është përpunuar argjenti, tregojnë interesim të madh për zhvillimin e xehtarisë në Trepçë, mineralet e së cilës, mesatarisht përmbajnë përqindje të madhe të plumbit dhe të argjentit. Për këtë, ata i sjellin Sasët, si xehtarë të aftë në shfrytëzimin dhe përpumin e mineraleve.

Asokohe, punët xehtare përfshijnë sipërfaqe të konsideruara, çka mund të shihet nga mbeturinat e numërta të galerive të grupuara në fshatrat Mazhiq, Melenicë, Gumnishtë dhe Magjerë, ku është eksploatuar galeniti me një përmbajtje të pasur të argjentit.

Me krisovulën (vendimin) e imperatorit Urosh në vitin 1363, Trepça bjen nën sundimin e Vuk Brankoviqit, i cili në vitin 1411 prenë monedhën e vet.

Lulëzimit të Trepçës si xeherore dhe koloni e qytetit, i kontribuon zhvillimi i zejeve dhe i tregëtisë. Asokohe, në Trepçë mbahen panagjyret, e pos kësaj theksohen edhe zejet e zhvilluara, sidomos argjentaria.

Sulltan Mehmeti i II ndalon në vitin 1455 eksportimin e plumbit në Dubrovnik, çka ndikon mjaft në rënjen e tregtisë, ndërsa në rënjen e xehtarisë ka ndikuar mjaft shfrytëzimi i madh dhe sistematik i galerive të vjetra edhe nga ana e turqëve, kështuqë, në fund të vitit 1690, ndërprehen punët në eksploatimin e mineraleve. Pa mëdyshje, në këtë ka ndikuar edhe lufta turko-austriake në vitin 1689, në ç’kohë austriakët e pushtojnë Trepçën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *