E dhimbshme: Koronavirusi i merr jetën infermieres nga Gjakova tri ditë para pensionimit

Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Vjollca Berisha, është ndarë nga jeta sot si pasojë e infektimit me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku bëhet e ditur se edhe tri ditë ajo do të dilte në pension.

Infermierja Vjollca punoi më shumë se 45 vjet në Spitalin e Gjakovës, duke qenë çdo herë afër pacientëve.

Ky është njoftimi i plotë i Spitalit:

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,

Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave .
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *