A ndjen dhembshuri Gani Geci për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin?

Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, ka thënë se nuk i janë dhimbsur ish-eprorët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, shkruan Reporteri.

“Mua ata nuk mu kanë dhimtë hiq. U dashtë me ju dhimtë unë atyne kur më kanë plagu. Gjallë janë ata ama, ata që janë hi në dhe nuk çohen kurrë”, tha ai në Klan Kosova.

Geci tha tha se nuk dëshmon kundër askujt, por dëshmon vetëm për atë që i ka ndodhur atij personalisht.

“Unë jam kanë dëshmitarë atje. Deklarimet e mia I kam pas publike qe 22 vjet. Unë e kam mbrojtë veten, kam kërku drejtësi për shokët e mi që janë vrarë dhe komunikatën nr.59. Në aktakuzën që është bërë publike nuk ka asgjë që e kam thënë unë. Unë nuk dëshmojë kundër veç për rastin që më ka ndodhë. Unë dëshmoj kundër askujt veç për atë që më ka ndodhë mua”, shtoi Geci.

Kujtojmë që Gjykata Speciale mbrëmë publikoi vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljak, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.

Në pikën 371 të kësaj aktakuze, thuhet se mes datave 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin marrë nga burgu në Llapushnik 30 të të ndaluar, të cilët i dërguan në një pyll.

“Me të arritur në një pyll, pjesëtarë të UÇK-së kanë liruar 20 të burgosurit nga ky grup prej 30 personash dhe kanë qëlluar ndaj 10 të tjerëve me AK-47”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor.

Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Vendimi për konfirmim të aktakuzës sipas dokumentit është marrë më 26 tetor të këtij viti, mirëpo është publikuar më 30 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *