Vjosa Osmani nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës kur shkarkoi katër konsuj

Ka reaguar këshilltari i U.D së Presidencës, Artan Murati pas lajmeve se Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës për vendimet e marra gjatë javës që shkoi.

Murati ka thënë se raportimi i medieve është tendencioz dhe shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend.

Ai ka thënë se U.d e Presidentes Vjosa Osmani nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës.

“Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetutën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar”.

Tutje sqaron duke thënë se përderisa nuk ka asnjë amendament kushtetues me të cilin i kufizohen kompetencat u.d të Presidentit atëherë u.d i vishen të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që e merr detyrën.

Murati ka shtuar më tej duke shpërndarë Aktgjykimin e Kushtetuese, të vitit 2012.

“Po e bashkangjes edhe Aktgjykimin e Kushtetueses, te vitit 2012. Përkundrazi nga ajo çka u synua të shtrohej si argument nga artikulli në fjalë, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se amendamentet e propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye këto propozim-amendamente nuk janë formalizuar kurrë. Ja dëshmia. Lexojeni. Faqe 42”.

“Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq” – e ka përfunduar reagimin e tij Murati në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *