Reagon Çun Lajçi: Gëzohem kur VV-ja po kthehet n’pushtet e Grenelli po i zbret kalit kah bishti, si Qeveria Koti n’detyrë!

Dje në Podujevë u mbajtën zgjedhjet komunale ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me kandidat Shpejtim Bulliqin me 51.64 % pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %.

Për këtë kishte reagime të ndryshme, edhe brenda LDK-së por edhe nga akterë të ndryshëm në Kosovë.

Është Çun Lajçi ai që ka reaguar së fundmi, ai përmes një postimi shkroi disa fjalë rreth zgjedhjeve të djeshme.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urime z.Bulliqi
A jam gëzua për VV-në e Llapçinve?
Po, se shumë i dua ata e shumë vra m’ka pasë Agimi kur s’me la me dalë n’skenë me recitua Fishtën n’zgjedhjet e para t’Ibrahim Rugovës n’Podujevë!
A jam gëzua për fitorën e VV-së n’dër Llapçin?
Po, se Bulliqi u mundua me ma kthye gurin n’Çakorr, por Ramushi i mashtroi sepse e kishte me hile!
Dhe pse mos t’gëzohem kur VV-ja po kthehet n’pushtet e Greneli po i zbret kalit kah bishti, si Qeveria Koti n’detyrë!
S’e kishte keq Albini por klika e Agimit që i thanë Serbisë s’ka reprocitet për ty se kështu po t’qerasë Greneli!
Sa t’doni vonohuni, por VV-ja do t’fitoi mbi 50 përqind e ju do t’baheni shkumë Faxi n’Krenën e Gjakovës.
Dhe mos u koritni si ky ministri i vetvetës që thoshte mbramë: Ata fituen, por janë mashtrues e nuk dinë me udhëheqë.
Jo ministër jo!
Ata dinë ma mirë se ti, por ç’asht e verteta, s’dinë me vjedhë si ti e djemve t’vet me iu hap firma!
Urime z.Bulliqi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *