“Mua më ka munguar babai e ty mos të mungoftë asgjë”, Gold Ag na preku zemrat me fjalët për të birin

Gold Ag u bë baba në 28 nëntor dhe djalin e tij e pagëzoi me emrin Gueril. Pas lindjes së vogëlushit, reperi publikoi një foto shumë të ëmbël në të cilën shihej dora e tij përballë asaj të djalit.

Postimi i plotë:

Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *