Hoti në katër fjali bën pesë gabime drejtshkrimore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se 156 biznese kanë nënshkruar sot kontratat si përfituese të granteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Por Hoti në postimin e bërë në Facebook ka lëshuar një sërë gabimesh drejtshkrimore, shkruan Reporteri.net.

Ai në katër fjali ka bërë hiç më pak se 5 gabime drejtshkrimore.

Në vend të numrit 8, është shkruar ‘8-të’ e prapashtesa ‘-të’ shtohet vetëm kur shifra shkruhet në numra romak, jo edhe ata arab.

Shifrën 2 milionë e ka shkruar pa ë fundore, kur dihet se vetëm numri një milion si numër njëshifror shkruhet pa ë në fund.

Ndërsa huqje ka bërë edhe të fjala ‘përfituese’ ku e ka shkruar ‘përfiruese’ si dhe fjalën punëtorë e ka shkruar si ‘puntorë’.

Por pas këtyre gabimeve, postimi i Hotit është korrigjuar duke u postuar më pas në mënyrë të drejtë.

Ky është postimi i plotë i pakorrigjuar:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *