Yll Raçi:Nese rrehen partitë bëhet shumë keq,me ndihmën e pleqëve do ta zgjidhnim përleshjen mes LDK dhe VV në Podujevë

Yll Raçi, i riu nga Podujeva i cili njihet se bën jetë më ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij dhe vishet si plak, ka folur rreth zgjedhjeve në komunën e tij.

“Pleqtë i falënderoj gjithmonë, ata kur e votojnë një parti një herë, e votojnë çdo herë. E rinia është duke u mashtrua, po e shesin votën për 20 euro. Mos e shtini votën”, ka thënë Raçi.

Ai tutje ka komentuar edhe përplasjen ndërmjet aktivistëve të LDK-së e LVV-së para pak ditësh në Podujevë.

“Llapi ka pasur gjithmonë burrëri dhe trimëri. Shpresojmë që bëhet mirë. Podujeva nuk ka mbet prapa, janë ndreqë shkolla, ura, bulevardi. Këta kanë qenë dy parti, nëse rrehen këto parti është shumë keq, jemi shqiptarë të gjithë. Duhet me qenë të kënaqur cilido te merr. Nëse rrehem ndërmjet vete ku po mbesim, do të qeshin shtetet tjera me ne”, ka thënë ai për T7.

“Ne duhet të dijmë se Llapi ka pasur burrëri dhe trimëri, shpresoj që do të bëhet mirë se deri dje kanë qenë të gjithë bashkë, andaj shpresojmë që do të bëhet mirë. Podujeva nuk ka mbetur prapa, ka rregulluar bulevarde, ura shkolla e plotë gjëra tjera”, tha Raçi në T7.

“Do ti mblidhja 24 pleqë, këtë punë do ta zgjidhnim më lehtë, andaj nëse rrihen këto parti është keq”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *