Tragjike: I riu nga Kosova vdes bashkë me vajzën 6-muajshe në një aksident në Gjermani

Një qytetar nga Kosova që jetonte në Gjermani, ka vdekur bashkë me vajzën e tij 6-muajshe, si pasojë e një aksidenti tragjik në shtetin ku vepronte, shkruan Kosova24.

Viktima është Elvis (Agim) Muçaj, ndërsa lajmi i mortjes është dhënë nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton Kosova24.

Ky është njoftimi i Bashkim Ramosaj:

Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!/Kosova24/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *