Kusari-Lila: Pas fitores së VV-së në Podujevë, ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti

Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë të cilat e nxorën VV-në fituese, ka  thënë që kjo e shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, theksoi se ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, sipas saj, do të vijë së shpejti.

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.

Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës. Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *