Kimete Berisha: Kosova e ka Albin Kurtin, prandaj për rininë ka shpresë

Publicistja Kimete Berisha në një postim të saj në Facebook, pas rezultatit zgjedhor në Podujevë shkruan se Agim Veliu tani ka arsye për të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Berisha thotë se më mirë të shpallej fitorja e Shpejtim Bulliqit pas mesnate, pasi sipas saj, kombinohej me fatin e Agim Veliut.

Ajo duke shprehur gëzimin për fitoren e Vetëvendosjes në Podujevë, thotë se është e njëjta ndjenjë sikurse është ҫliruar Mitrovica nga bandat e SHIK-ut.

“Kosova e ka Albin Kurtin, prandaj për rininë ka shpresë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

E tash Agim Veliu ka arsye me shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Më me dëshirë e kisha shpall fitoren e Shpejtim Bulliqit pas mesnate, që m’u kombinu me fatin e Agim Veliut.

Veç kur u çliru Mitrovica prej bandave të shikut, ani sot jam e gëzuar për Podujevën që pas 30 vjetësh më në fund u pavarësua nga pronarja e saj-LDK.

Fitore më simpatike se kjo, nuk ka.

P.S. Kosova e ka Albin Kurtin, prandaj për rininë ka shpresë.

Beso.

Është i vetmi politikan i pakorruptuar.

E di bota, e s’po e dini ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *