Albin Kurti uron 28 nëntorin: Uroj që të akuzuarit e Speciales të dalin ballëlartë e krenarë

Postimi i plotë:

Kruja, Vlora, Drenica. 28 Nëntori i Skënderbeut, i Ismail Qemalit, i Adem Jasharit dhe i shpalljes së UÇK-së.

Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *