A mund të jetë Bekim Jashari, Presidenti i ri i Kosovës?!

Një emër që duket se po del natyrshëm në diskutin publik për presidentin e ri është natyrisht edhe Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt. I angazhuar në politikë vetëm tre vjet më parë, Jashari duket se plotëson një numër kriteresh të rëndësishme për të qenë një figurë me shumë përbashkuese dhe e denjë për të drejtuar shtetin.

Është vetëm 45 vjeç, nje gjeneratë e re siç është shumica e popullsisë në Kosovë; i përket një familjeje që u shua për lirinë e Kosovës dhe ka dashurinë e respektin e të gjithëve pa asnjë dallim.

Në 3 vjet të mandatit të tij politik në krye të Drenicës, zonës që është mjaft e polarizuar politikisht e që voton PDK-në, Jashari ka treguar të mbajë ekuilibrin duke dalë thuajse gjithmonë kundër qëndrimeve të krerëve të PDK-së, e pa pësuar thyerje me elektoratin e tij.

Pra ka treguar praktikisht se është një lider i vërtetë, që nuk pyet për interesa elektorale por është marrë me punë dhe diskutime në princip.

Në debatin nacional ka qenë gjithmonë kritik ndaj klasës politike për çështjet që nuk kanë shkuar por nuk e ka ndarë e polarizuar vendin; ka përdorur argumentin dhe jo polarizimin.

Elita politike e Kosovës i druhet Bekim Jasharit pikërisht prej reputacionit të tij, e këtë ai e ka shfrytëzuar vetëm për mirë. Nuk është korruptuar dhe ka qenë gjithmonë partisan jo i ziafeteve por i punëve në komunitet, me një fjalë i ka të gjitha të dhënat e një udhëheqësi.

Po çfarë duhet të plotësojë si kusht Presidenti? Të jetë faktor përbashkues e uniteti!

E këto Bekim Jashari i plotëson më së miri, i ri është me energji, i shkolluar dhe me një përvojë që ka qasje pozitive në administrim. Pra është shumë afër perfektes. Shto këtu logjikën, që kur Bekim Jashari, djali i Hamëz dhe nipi Adem Jasharit të shkojë në dialog në Bruksel me Aleksandër Vuçiçin përballë, si do të ndihet ish-kamarieri Sheshelit./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *