Reagon Osman Musliu: Fajin për incidentin e ka Naim Tërnava

Hoxha nga Drenasi – Mulla Osman Musliu, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, pasi u arrestua dje në Drenas nga Policia e Kosovës.

Musliu thotë se dje ndodhi një incident në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, por fajin për këtë e ka kreu i BIK’ut, Naim Tërnava, i cili sipas Osmanit, kishte ushqyer mllef.

Sipas tij, sekretari i BIK’ut nuk tregoi respekt për Osmanin, andaj edhe erdhi deri tek ajo çka ndodhi.

“Të ndëruar qytetarë të Kosovës dhe më gjërë. Dje ndodhi një incidentë i vogël në Këshillin e BIK-ut në Drenas dhe lajmi u përhap në të gjitha anët se u arrestua Mulla Osmani. Lajmin dhe komentet rreth këtij lajmi çdo kush e bëri sipas qëllimit të vet ashtu nga dëshiron ti jap kahje. Por unë si çdoherë jam përbetuar që gjithmonë të ua them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Tërrnava që e ka mbjellur në Këshillin e BIK-ut kundër meje. Në këtë rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në këtë këshillë nga shumica e imamëve dhe xhematit. Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në këtë këshillë si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgaditur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut. Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim. Në një prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërtetën në detaje në lidhje me incidentin në fjalë”, ka shkruar Osmani në facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *