Profesori dhe ish diplomati: Biden do ta bëj Jugosllavinë e re me qendër në Beograd

Ish diplomati për Ballkan, profesori në Universitetin e Cambridge-it, Timothy Less, ka thënë që Ballkani Perëndimor mund të bëhet një lloj i Eu-gosllavisë nën administratën e presidentit Joe Biden.

Duke shpjeguar mendimet e tij, ai tha që Ballkani Perëndimor (BP) mund të bëhet një entitet multi-etnik i përbërë nga “gjashtë shtete”, i lidhur fort me BE-në, dhe i drejtuar nga Beogradi.

“Kjo nuk do të jetë krejtësisht një Jugosllavi e re, që ishte produkt i kohës së saj; por faktet në terren do ta bindin Bidenin që t’i kthehet logjikës së të kaluarës dhe të shtyjë përpara krijimin e një rimishërimit të shekullit të ri të Jugosllavisë – një Eugosllavi të re”, shkruan Less, përkthen Periskopi.

I pyetur pse Beogradi do të ishte qendra e këtij entiteti multietnik, Less shpjegoi që “Serbia ka ndrequr pozicionet e saj duke u bërë shteti kryesor në Ballkan pas daljes së një lideri të fuqishëm (Vuçiq) që i dha fund kaosit të viteve 2000, dhe një periudhe të reformave strukturore që janë ndihmuar nga avantazhet e brendshme të Serbisë si ekonomia më e madhe rajonale dhe qendra natyrore kah gravitojnë politikat”.

Less po ashtu theksoi që “Serbia ka qenë e angazhuar në disa manovra të mençura diplomatike që i kanë lejuar të ketë mundësi të mbështes disa fuqi jo-perëndimore që duan prezencë në Ballkan – me Rusinë që kërkon ta amortizojë veten kundër ekspansionizmit perëndimor, Kinës për arsye ekonomike dhe Turqisë si pjesë të përpjekjes për të fituar status si fuqi e madhe.”

Kjo sipas tij e ka forcuar pozicionin e Serbisë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke ndjekur këtë politikë, administrata Biden jo vetëm që do të nis punën aty ku e la Trumpi por edhe do ta rigjallërojë strategjinë e fuqive të mëdha të shekullit njëzet.” – beson ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *