Pal Lekaj krahason Vjosa Osmanin me Jugosllavinë: Mendon ndryshe, e pëson

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk i ndalë akuzat ndajë  U.d e Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimet e fundit të bërë karshi 4 konsuj të Kosovës, përfshirë këtu edhe djalin e deputetit të AAK-së, Haxhi Shala.

E për këtë vendim ka reaguar edhe Pal Lekaj i cili për Periskopin tha se  kjo çasje është e pa pranueshme dhe se partia e tij e kundërshton fuqishëm këtë vendim.

Mandej Lekaj tha se vendime të tilla ia kujtojnë atij kohën e ish-regjimit jugosllav, ku nga puna largoheshin ata që nuk i bindeshin ish-sistemit të kaluar dhe nuk mendonin njëjtë si ata.

“Këto vendime po na kujtojnë kohën e ish-regjimit jugosllav, ku nga puna largoheshin ata që nuk i bindeshin ish-sistemit të kaluar dhe nuk mendonin njëjtë si ata. Është e pa pranueshme kjo çasje e tillë dhe e kundërshtojmë fuqishëm”, tha Lekaj për Periskopin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *