“Nëse shkohet tani në zgjedhje VV-ja dhe LDK-ja mbajnë të njëjtin rezultat, PDK-ja rritet!”

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka analizuar situatën e trazuar politike në të cilën po kalon vendi.Tahiri thekson se Albin Kurti po përdor dy standarte pasi në kohën sa ishte Kryeministër nuk kërkonte rrëzimin e qeverisë sepse vendi ishte në pandemi, ndërsa tani po bën të kundërtën.“Në kohën kur ishte në pushtet Albin Kurti thoshte se nuk mund të shkohet në zgjedhje në Pandemi dhe krijoi edhe një opinion të madh se nuk duhet me shku në zgjedhje në Pandemi se s’duhet me rreziku dhe se nuk i’a vlen me e rrëzu qeverinë. Tani që Pandemia është edhe më e madhe edhe është vala e dytë ai po thotë se duhet me shku në zgjedhje, edhe arsyetimi i tij është krejtësisht pragmatik, nuk është parimor në këtë çështje”, tha ai për Gazeta Blic.


Tahiri ka komentuar edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit për të cilën thotë se Kurti deri diku ka të drejtë.Ai thekson se nuk mund të zgjidhet tani Presidenti dhe vendi pastaj në pranverë të shkojë në zgjedhje.“Sa i përket zgjedhjes së Presidentit më duket se Kurti ka të drejtë, sikur ka të drejtë dhe Isa Mustafa sepse thirren nga pozicione të ndryshme, se Presidenti zgjidhet për mandat 5-vjeçar, sepse si do të zgjidhet një President tash kur Qeveria do të binte psh në Pranverë. Nuk më duket shumë parimore me u zgjedh Presidenti tani edhe vendi me shku në zgjedhje në pranverë. Nëse krijohet qeveri me bazë të gjerë, hyn edhe PDK-ja, AAK-ja del nga qeveria, dhe atëherë kemi më shumë se 80 vota dhe kemi qeveri stabile deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2021”
“Parterët e koalicionit, me kandidimin e Ramush Haradinajt si President nga AAK-ja, dhe ka shpreh mospajtim ose Ramush Haradinaj ose vendi shkon në zgjedhje, atëherë nuk i ka lanë shansë PDK-së me hy në qeveri sepse PDK-ja ka deklaruar se dëshiron Presidentin dhe 4 deri në 5 ministri. Në këtë bazë AAK-ja do të dilte nga koalicioni dhe nëse kjo ndodh atëherë AAK-ja së bashku me LVV-në kanë më shumë se 40 deputetë dhe nëse nuk marrin pjesë në seancë atëherë Kuvendi me 80 prezentë nuk mund të zgjidhte Presidentin”, thotë ai.Tutje, Tahiri ka bërë një parashikim sesi do të jetë rezultati zgjedhor nëse vendi shkon tani në zgjedhje.

Ai ka potencuar se mund të ndodhë për herë të parë në Kosovë të kemi dy palë zgjedhje për dy muaj për shkak të shanseve të pakta për tu bërë koalicionet.“Nëse tash shkohet në zgjedhje llogaritet që Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë pak a shumë këtë nivel. Vjosa Osmani nuk mund të krijojë parti të re tani se është Presidente, nuk mundet as me ba propagandë për LDK-në, LDK-ja në këtë rast shpëton dhe mundet me mbajt këtë nivel. Ndërsa në PDK po shihet se Vlora Çitaku është kthyer fuqishëm në PDK dhe kandidate favorite për pozitën e Presidentit”“Nisma Socialdemokrate me katër deputetë, tash nuk hyn me AKR-në dhe nuk e kalon pragun, dhe do të kemi rritje të PDK-së, sepse votat e Nismës shkojnë në PDK. Nuk pres që Vetëvendosja me u rrit me deputetë ose me u rrëzu me deputetë sepse Albin Kurti nuk u dëshmu si qeveritar i mirë, në politikën ndërkombëtare dështoi komplet dhe vendimet që mori në qeveri ishin arbitrare. Koalicioni do të bëhet prap prej dy partive të mëdha ose VV-PDK që nuk ndodh ose PDK me LDK-në dhe minoritet. me këtë raport me shku në zgjedhje tani unë mendoj se nuk ka me mujt me u kriju qeveria dhe kemi me shku sërish nëz gjedhje. Unë mendoj se Kosova për herë të parë Kosova ka me u ballafaqu me dy palë zgjedhje për një interval kohor në më pak se dy muaj”.Zhvillimet e Speciales kanë sjellë një momentum të ri në politikën kosovare.Pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në vend të tij kaloi Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si UD.Nga Lëvizja Vetëvendosje po kërkohet me ngulm që të shkohet në zgjedhje ndërkohë nga LDK-ja po thuhet se Presidenti duhet të zgjedhet me këtë konfirguracion politik.Përçarje kanë filluar edhe brenda koalicionit që nga shpallja e kandidaturës së Ramush Haradinajt për President pasi ai nuk po përkrahet nga partnerët e koalicionit dhe jashtë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *