Komuna e Mitrovicës do të jap nga 50 euro për çdo person të infektuar

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që të infektaurve me COVID t’u jap nga 50 euro.

Kjo do të bëhet për të ndihmuar në harxhimet që të infektuarit kanë për trajtim.

Vendimi që ndihmon qytetarët u mor pak më herët në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Duhet theksuar një vendim të ngjashëm e ka marrë edhe Komuna e Prishtinës ditë më parë.

Ndryshe, Mitrovica është një prej qyteteve më të prekura nga COVID. Deri tash kanë humbur jetën 51 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *