Vendoset, të prekurit me Covid-19 me nga 50 €, pensionistët me nga 100€

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tregon se në Kuvendin Komunal u votua unanimisht ndihma prej 50 eurove për çdo të konfirmuar pozitiv me Covid-19, kurse për pensionistët pozitiv me virus nga 100 euro.

Kryetari i Prishtinës thotë se ka udhëzuar drejtorin e shëndetësisë për fillimin e procedurave të prokurimit rreth barnave që mjekët po pëshkruajnë për Covid-19 po që nuk ofrohen nga sistemi shëndetësor.

Ahmeti shkruan se këto barna do mbulojnë rreth 8,000 pacientë me simptoma më pak të theksuara.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kam udhëzuar drejtorin e shëndetëtise që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.

Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për cdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv.

Flm Prishtinë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *