Ramush Haradinaj: Disa herë kam fol me Milosevicin në Hagë, e kish pasë lëshu fort

Ramush Haradinaj nga AAK ka folur për gjykimin e tij në Hagë, duke thënë se në ato ambiente e kishte takuar edhe Millosheviqin dhe se kishte komunikuar me të.

Haradinaj e ka bërë një përshkrim fizik të Millosheviqit dhe fjalët që kishin shkëmbyer.

‘’E kam pa disa herë Millosheviqin në Hagë dhe kam folë dy tri herë me të. Herën e parë me thënë të drejtën nuk e njoha. E aty e kish pasë lëshu fort si themi ne. E kishte një jelek si të peshkatarve. E folëm anglisht. E kishte një anglishte të lodhtë’’, rrëfen Haradinaj në një intervistë

‘’Më tha a je filani, e më tha unë jam Millosheviqi. E më tha si po të duket ty. I thash nuk e di, ju jeni më gjatë. Më tha si është puna aty poshtë (Kosovë) I thash pak problem, se kemi problem me evropianët se duan të na bëjnë shtet, por edhe me amerikanët sepse duan të na bëjnë ushtri sikurse ata. Edhe më nuk më kanë folë. Aty ka qenë edhe Sheshel, me të gjithë kam komuniku’’, shton Haradinaj,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *