Partia e Drejtësisë propozon Ferid Aganin për president të Kosovës

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, sot diskutoi për aktualitetin politik në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.

Me këtë rast, nga kjo parti për president u propozua Ferid Agani.

“Prof. Dr. Ferid Agani, një personalitet i njohur, që rrjedh nga një familje patriotike, me potencialin e tij propozohet kandidat për pozitën e Presidentit për pesë (5) vitet e ardhshme nga ana e PD-së dega në Gjilan, dhe ky propozim i bëhet në mënyrë publike subjekteve të koalicionit, por edhe opinionit publik”, u tha gjatë takimit.

Partia e Drejtësisë kërkoi nga koalicioni qeverisës NISMA-AKR-PD, që kandidati për president, të jetë kryetari i këtij subjekti politik, si personalitet që do të përfaqësonte qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme, kandidat me emër dhe me bagazh të gjatë politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *