Osmani rikthen vulën e ish-presidentit, Rugova – Thaçi e kishte larguar nga Presidenca!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka rikthyer në Presidencë stemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kjo është bërë e ditur në dokumentet e nënshkruara nga Osmani, shkruanIndeksonline

Konfirmimi i këtij veprimi u tregua në shpërndarjen e dekorimit, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për punonjësit shëndetësorë në Kosovë.

Ndryshe, largimi i vulës dardane ishte bërë nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, me të marrë postin e të parit të shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *