Ky ishte goli gjenial i Maradonas që mahniti botën e futbollit

Pas një ataku kardiak, sot, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Legjenda e futbollit botëror së fundi kishte disa probleme shëndetësore, madje në javët e fundit ai pati një intervenim kirurgjik në trurin e tij dhe para pak ditësh u lirua nga spitali dhe mjeku i tij personal deklaroi se gjendja e tij po përmirësohet, por një tjetër sulm e ka goditur sot nga i cili edhe ka ndërruar jetë

Paraqitjet e tij ne fushën e lojës kanë qenë mbresëlënëse duke realizuar shumë gola dhe shumë fitore me skuadrat nëpër të cilat ka luajtur

Pa dyshim se njëri nga momentet më të mëdha të ne karrierën e Maradonas ishte ai i vitit 1986, kur në përballjen ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës për Kampionatin Botëror, Maradona realizoi një gol të papërsëritshëm duke marr topin në gjysmën e fushës për të dribluar më pastaj gjithë ekipen kundërshtare, duke kaluar edhe portierin dhe më pas edhe duke realizuar atë gol të jashtëzakonshëm.

Ky ishte goli i tij i paharruar:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *