Këta janë katër konsujt që i shkarkoi Vjosa Osmani

“New sheriff in town”, pati thënë Vjosa Osmani kur ishte bërë kryetare e Kuvendit, por asaj tani ju janë shtuar përgjegjësit dhe po mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes,


Osmani sot ka marrë një vendim duke shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Gazeta Metro ka mësuar se konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë, Flakron Shala në Pragë, ndryshe djali i deputetit të AAK’së, Haxhi Shala, Lindon Kqira në Shkup, Blendi Kilaj në Lubjanë dhe Halim Krasniqi në Tiranë

Presidenca lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate duke thënë se ka respektuar të gjitha rregulloret dhe ka shfuqizuar vendimet e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *