Thirrjet e Serbisë për luftë, eksperti i sigurisë jep alarmin për Kosovën: Ka filluar lufta speciale

Thirrjet për luftë më Kosovën nga ana e Serbisë po vazhdojnë.

Pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ditë më parë bëri një deklaratë të tillë që ngjalli reagime të shumta, tani politikani Vojislav Sheshel ka thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë.

Lidhur me këtë ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se pas arrestimeve të ish ushtarëve të UÇK-së nga Specialja, ka filluar luftë speciale nga ana e Serbisë, ku lidhen me dëmtimin e bilbordit të vendosur në hyrje të komunës së Graçanicës dhe pastaj inskenim i sulmit kundër një qytetari serb në Kosovë si dhe deri të dëmtimi i flamurit serb të vendosur në sheshin e Graçanicës.

“Lufta speciale e Serbisë pas fillimit të arrestimeve të anëtarëve të SHTP të UÇK-së. Në Kosovë fillojnë disa veprime të dyshimta nga të ashtuquajtura “struktura paralele serbe” ku nga analizimi i veprimeve të bëra është që të kemi një situatë me motive etnike të cilat lidhen nga dëmtimi i bilbordit të vendosur në hyrje të komunës së Graçanicës dhe pastaj inskenim i sulmit kundër një qytetari serb në Kosovë si dhe deri të dëmtimi i flamurit serb të vendosur në sheshin e Graçanicës, vetëm e vetëm për të rritur tensionin në ketë kohë, të mos këtë stabilitet politik të brendshëm në Kosovë”, është shprehur ai.

Shala përmend edhe shkrimtarin pro rus Dejan Luçiç ka thënë se rusët kanë një njësi private të quajtur “Wagner” dhe se ata me dashuri përgatiten të vijnë në Kosovë për ta pastruar nga “Shqiptarët” e më pas dhe deklaratën e Vuçiç për luftë.

“Ndërsa në anën tjetër në Serbi shkrimtari nacionalist pro rus, Dejan Luçiç ka thënë se rusët kanë një njësi private të quajtur “Ëagner” dhe se ata me dashuri përgatiten të vijnë në Kosovë për ta pastruar nga “Shqiptarët”. Kjo intervistë ishte realizuar në fillim muajin tetor e cila ishte drejtuar më shumë se mesazh për qeverinë serbe që të merr veprime konkrete paraushtarake kundër Kosovës. Dhe pas kësaj filloi Presidenti Serb që situatën e Kosovës dhe Serbisë ta ngrit në një paralele në luftën Armeni/Azerbajxhan”, ka vlerësuar ai.

Ai shton më tej se për të gjitha këto nuk ka pasur reagim ndërkombëtar, përpos një komunikate nga NATO.

“Pra nga gjitha këto veprime speciale nuk patën reagim nga faktori ndërkombëtar politik (BE) por vetëm një komunikatë nga ana e NATO (KFOR) e cila nëse zbërthehet më shumë ka dhënë mesazh të pa definuar në një situatë të mundshme hipotetike . Deklarata e KFOR-it ndërlidhet si në vijim (KFOR vazhdon të kontribuojë drejt ruajtjes së një ambienti të sigurt në Kosovë si dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë)”, ka theksuar Drizan Shala.

Më tej, ai thotë se qeveria duhet të orientohet më shumë në sektorin e sigurisë, për të rritur kapacitetet dhe të rritet buxheti për AKI, ushtri e polici.

“Dhe tani kemi një thirrje për luftë nga i dënuari për mizori lufte, Vojislav Sheshel që të ndërhyjë Serbia në territorin e “saj” të pretenduar. Pra qeveria e Kosovës duhet të orientohet më shumë në drejtim të sektorit të sigurisë për të rritur kapacitetet e këtyre institucioneve në koordinim të drejtpërdrejt me Amerikën si dhe rritjen e buxhetit për 2021 deri 2025 që çdo vit buxhetor AKI, Ushtria , Policia të kenë linjë të veçantë buxhetore e cila do kishte garantuar sigurinë nacionale të Kosovës”, ka thënë Shala.

Ai thekson se veprimet e Serbisë vazhduan edhe këtë javë, për të arsyetuar ndonjë veprim në të ardhmen përmes organizatave siç mund të jetë Wanger.

Veprimet e Serbisë vazhduan edhe gjatë kësaj jave duke përgatitur “dështimin” e vizitës së Presidentit Serb në Kosovë si dhe nënkryetarit të Beogradit vetëm për të arsyetuar ndonjë “veprim” në të ardhmen për të cenuar sigurinë e brendshme përmes organizatave siç mund të jetë “Wagner” e cila specializim ka luftën në brendësi të territoreve pa mbështetje logjistike, duke përdorur edhe mediat pro serbe/ruse për të manipuluar më një grup të caktuar të targetit”, ka deklaruar Drizan Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *