Policia greke e ekzekutoi gabimisht, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e të riut shqiptar

10 vite pasi policia greke ekzekutoi të riun shqiptar, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e tij.

Ai u ekzekutua më 16 shkurt të 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbimi me armë mes policisë dhe një bande grabitësish shqiptarë.

Sipas mediave greke, banda në fjalë drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.

Todi u ekzekutua me 4 plumba nga policia greke, që e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës, si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit, i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *