Policia e Kosovës, institucioni që qytetarët i besojnë më së shumti, partitë politike në fund të listës

Sipas një hulumtimi të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) Policia e Kosovës, është institucioni më i besuar tek qytetarët.

Në kuadër të këtij hulumtimi, ka dalë se qytetarë vazhdojnë të kenë besim më të lartë në Institucionet e Sigurisë krahasuar me Institucionet Qendrore dhe të Drejtësisë.

Sipas këtij raporti në pyetje e parashtruar ndaj respondentëve, rezulton që Policia e Kosovës ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47 për qind.

E dyta radhitet ushtria e Kosovës, saktësisht FSK-ja me 17 për qind.

Në fund të listës renditen komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *